Pas mbylljes së kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Botëror të vitit 2026, Kosova edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e “play-offit” të Botërorit.
Kosova përfundoi e dyta në Grupin B me 11 pikë të tubuara nga gjashtë ndeshje, teksa Zvicra shkon në Botëror direkt me 14 pikë.
E, tash, Kosova i ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm në “play-offin” e Botërorit.
Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë të “play-offit”, së bashku me Shqipërinë.
Nga katër vazo, Kosova e Shqipëria do të përballen me kundërshtarë nga vazo e dytë.
Aty janë pjesë Sllovakia, Republika e Çekisë, Uellsi dhe Polonia.
Nga këta kundërshtarë, Kosova do të përballet me njërin prej tyre në gjysmëfinale të “play-offit”.
Në finale, Kosova mund të përballet me një kombëtare nga vazoja e parë, e aty janë: Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina.
Shorti për “play-offin” e Botërorit do të mbahet të enjten me fillim nga ora 13:00./GazetaExpress/