Zyrtare: Mesfushori i kombëtares shqiptare i bashkohet klubit gjerman - Gazeta Express
string(68) "zyrtare-mesfushori-i-kombetares-shqiptare-i-bashkohet-klubit-gjerman"

Zyrtare: Mesfushori i kombëtares shqiptare i bashkohet klubit gjerman

Gazeta Express

15/07/2020 22:23

Vetëm një ditë pas largimit nga Paderborn, Klaus Gjasula gjen skuadër të re. Mesfushori i kombëtares shqiptare është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Hamburgut, klub me histori të madhe në Gjermani por që edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e 2-të.

30-vjeçari shqiptar ka firmosur për 2 vite me Hamburgun me objektivin që skuadra nga veriu i Gjermanisë të ngjitet shumë shpejt në elitë.

Lexo Edhe:

Për Gjasulan pati interes edhe nga Fortuna Dusseldorf, por ai zgjodhi transferimin te gjigandët e Hamburgut.

Pasi firmosi, Gjasula tha: “Kam luajtur me Paderborn sezonin e kaluar këtu dhe atmosfera ishte ajo që më ka mbetur në mendje. Nga atëherë HSV ka qenë një klub i veçantë, që e kam ndjekur vazhdimisht. Kur më telefonuan nuk m’u desh të mendoja shumë.”

Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur për rolin që më kanë dhënë në skuadër dhe dëshiroj të jap kontributin tim në vazhdim”.