Zyrtare: Mario Ilievski nënshkruan me Prishtinën - Gazeta Express
string(47) "zyrtare-mario-ilievski-nenshkruan-me-prishtinen"

Futboll

Gazeta Express

04/07/2025 12:28

Zyrtare: Mario Ilievski nënshkruan me Prishtinën

Futboll

Gazeta Express

04/07/2025 12:28

FC Prishtina ka bërë një lëvizje të rëndësishme në repartin ofensiv duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar Mario Ilievski.

Klubi ka njoftuar me entuziazëm afrimin e 22-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut, i cili pritet të sjellë gola, energji dhe vendosmëri në skuadrën bardhekaltër.

Ilievski, i cili ka lënë gjurmë në kampionatet e Bullgarisë dhe Hungarisë, si dhe ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në nivelet e moshave, shihet si një përforcim me peshë për objektivat e larta të Prishtinës në sezonin e ri.

“Jam i lumtur për këtë transfer. Është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës. Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje, për të luftuar për titullin dhe për të luajtur përsëri në Evropë,” u shpreh Ilievski pas nënshkrimit.