Kampioni i botës Anthony Joshua ka njoftuar zyrtarisht se do të luftojë me Kubrat Pulev më 20 qershor në stadiumin e klubit të futbollit, Tottenham Hotspur, në Londër.
Boksieri bullgar Pulev, 38 vjeç, është sfidues mandatar për titull në kategorinë e rëndë në IBF dhe do të luftojë për këtë brez më 20 qershor kundër kampionit në fuqi, Joshuas, i cili i mban edhe brezat WBA dhe WBO, raporton Gazeta Express.
June 20th ? pic.twitter.com/4FbiftE8Cl
— Anthony Joshua (@anthonyfjoshua) March 2, 2020
Joshua i rifitoi këta tre tituj me një vendim unanim me pikë kundër Andy Ruiz Jr, në rimeçin e dhjetorit.
“Jam i lumtur që e kam mundësinë për t’i treguar botës se sa i fortë jam në të vërtetë”, ka thënë Pulev pasi u vendos zyrtarisht se do të luftojë ndaj Joshuas.
Kjo do të jetë lufta e parë e Joshuas në Britani të Madhe që prej triumfit ndaj Alexander Povetkin në Wembley në shtator të 2018-s.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...