Vetëm pak minuta më parë u njoftua se Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës deri në vitin 2031.
Prej javësh kishte shumë tension rreth “Camp Nout”, pasi fushata mes tij dhe Víctor Font ishte shumë e ashpër, me dy modele krejtësisht të ndryshme për menaxhimin e klubit.
Në rezultatin e dytë zyrtar, me 50% të votave të numëruara, Laporta mori 69% të votave, ndërsa Font 28%.
Të kryer fitoren e Laportas e bëri edhe Fabrizio Romano, në profilin e tij në platformën “X”.
🚨🔵🔴 BREAKING: Joan Laporta wins the elections as Barcelona president! 🗳️
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 15, 2026
Laporta stays and mantains his role for new chapter after voting done today. ✅ pic.twitter.com/d6dT7QDUxv
Pa dyshim, kthesa e madhe sportive që përjetoi Barça që nga ardhja e Hansi Flick ndikoi shumë në vendimin e anëtarëve.
Pas disa sezonesh zhgënjyese, Barcelona është rikthyer sërish si protagoniste në të gjitha garat.
Përveç fitimit të titullit të La Liga sezonin e kaluar, edhe promovimi i shumë lojtarëve të rinj nga akademia në ekipin e parë e ndihmoi Laportën të sigurojë fitoren.
Pa dyshim, do të jetë një natë e gjatë festimesh për Laportën dhe ekipin e tij, para se të rikthehen në punë nesër për ta udhëhequr Barcelonën drejt fitimit të gjithçkaje këtë sezon. /GazetaExpress/