Zyrtare: Januzi transferohet në Llap - Gazeta Express
string(35) "zyrtare-januzi-transferohet-ne-llap"

Futboll

Gazeta Express

18/08/2023 21:27

Zyrtare: Januzi transferohet në Llap

Futboll

Gazeta Express

18/08/2023 21:27

KF Llapi ka lajmëruar përmes Facebookut zyrtar se ka transferuar Ahmed Januzin

KF Llapi ka përforcuar vijën e sulmit me futbollistin më shumë përvojë, Ahmed Januzi.

“Ahmed Januzi është bardhekaltër ⚪️🔵 Sulmuesi me shumë përvojë, Ahmed Januzi është rikthyer tek Llapi. Januzi do ta vesh për herë të tretë fanellën bardhekaltër të Llapit”. Thuhet në këtë deklaratë.

Klubi llapjan ka treguar se kohëzgjatja e kontratës së Janozit është një vjeçare.

“Në prezencën e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Januzi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi. Shtatlarti vushtrrias fanellën e Llapit e ka veshur edhe gjatë edicionit 2018/19 dhe 2020/21 duke zhvilluar 50 ndeshje në të gjitha garat si dhe ka realizuar 22 gola e ka asistuar 14 herë”.

Januzi dy vitet e fundit ka luajtur për skuadrën e Dukagjinit me të cilët pati paraqitje edhe në Europë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement