string(47) "zyrtare-interi-dhe-simone-inzaghi-ndajne-rruget"

Futboll

Gazeta Express

03/06/2025 18:20

Zyrtare: Interi dhe Simone Inzaghi ndajnë rrugët

Futboll

Gazeta Express

03/06/2025 18:20

Interi ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin Simone Inzaghi, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm në historinë moderne të klubit. Vendimi është marrë me mirëkuptim të ndërsjellë pas një takimi të zhvilluar vetëm pak minuta më parë mes palëve.

Në deklaratën zyrtare, klubi zikaltër thekson se mandati i Inzaghit do të mbahet mend nga tifozët, futbollistët, drejtuesit dhe punonjësit si një periudhë e mbushur me pasion të madh, profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Në katër sezonet e tij në krye të Interit, Inzaghi ka fituar gjashtë trofe: një Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa Italiane. Ai riktheu klubin në majat e futbollit italian dhe evropian, duke e dërguar gjithashtu në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2023, e më pas edhe në këtë sezon.

Simone Inzaghi renditet ndër trajnerët me më së shumti ndeshje në pankinën zikaltër, duke u bashkuar me emra legjendarë si Helenio Herrera, Roberto Mancini, Giovanni Trapattoni dhe José Mourinho. Si ata, edhe ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Interit.

aaaaa