Al Nassr ka zyrtarizuar sot afrimin e mbrojtësit spanjoll Iñigo Martínez, i cili vjen si lojtar i lirë nga Barcelona.
Marrëveshja është konfirmuar dhe 33-vjeçari tashmë është pjesë e klubit saudit, duke sjellë me vete përvojën e gjatë në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Martínez, i njohur për sigurinë në prapavijë dhe aftësitë e tij në lojën ajrore, ka qenë pjesë e Barcelonës sezonin e kaluar, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Athletic Bilbaon dhe Real Sociedadin në La Liga.