Zyrtare: Ibrahimovic rinovon me Milanin - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

22/04/2021 21:27

Zyrtare: Ibrahimovic rinovon me Milanin

Futboll

Gazeta Express

22/04/2021 21:27

Tashmë është zyrtare, Zlatan Ibrahimovic do ta veshë fanellën e Milanit deri më 2022. Që prej rikthimit në Milan, Ibra ka bërë 45 paraqitje, ka shënuar 28 gola.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga mediet gjatë gjithë ditës së sotme, Milani ka arritur akordin final për rinovimin e kontratës me Zlatan Ibrahimovic.

Lajmin zyrtar e bën të ditur vetë klubi milanez përmes një postimi në faqen zyrtare, ku njofton se suedezi ka rinovuar kontratën e tij me Kuqezinjtë deri në verën e vitit 2022.

Që prej rikthimit në Milan, Ibra ka bërë 45 paraqitje, ka shënuar 28 gola, raporton Gazeta Express.

Njoftimi i AC Milan:

AC Milan njofton se ka rinovuar kontratën e Zlatan Ibrahimoviç.  AC Milan është skuadra italiane me të cilën Zlatan ka zhvilluar më shumë ndeshje me 84 gola të shënuar në 130 ndeshje të luajtura në karrierën e tij me AC Milan, kampioni suedez do të veshë fanellën e kuqezinjve përsëri sezonin e ardhshëm”.