Tashmë është zyrtare. Hekuran Berisha është futbollisti më i ri i skuadrës shqiptare, Dinamo City.
Berisha ishte një nga gjetjet e sezonit të kaluar në Superligën e Kosovës, duke e ndihmuar Dukagjinin e Ismet Munishit të sigurojë mbijetesën me golat e tij.
Zyrtarizimi u bë nga vet klubi në të cilin trajner është Ilir Daja.
Njoftimi i plotë i Dinamo Cityt, pa ndërhyrje:
Hekuran Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Ai është 19 vjeç dhe luan në pozicionin e qendërsulmuesit. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe më pas ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.
Berisha vjen pas një sezoni të mirë me Dukagjinin në Kosovë, ku ka shënuar 11 gola. Ai vlerësohet si një element i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Dinamo City.