string(60) "zyrtare-hansi-flick-rinovon-me-barcelonen-deri-ne-vitin-2027"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 21:17

Zyrtare: Hansi Flick rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 21:17

FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me trajnerin Hansi Flick për vazhdimin e bashkëpunimit deri më 30 qershor 2027.

Trajneri gjerman nënshkroi kontratën e re të mërkurën në ambientet e klubit, në prani të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, nënkryetarit të parë Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv të klubit, Anderson Luis de Souza “Deco”, si dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Flick, i cili mori drejtimin e skuadrës katalanase pas përfundimit të sezonit 2023/24, ka sjellë një frymë të re në ekip, duke fituar besimin e bordit drejtues për projektin e tij afatgjatë.

Rinovimi i kontratës së tij përfaqëson një angazhim të qartë të Barcelonës për stabilitet dhe ndërtimin e një skuadre konkurruese për vitet në vijim.