Zyrtare: Gordon mbetet te Trepça edhe për një sezon - Gazeta Express
string(50) "zyrtare-gordon-mbetet-te-trepca-edhe-per-nje-sezon"

Sport

Gazeta Express

18/07/2022 19:15

Zyrtare: Gordon mbetet te Trepça edhe për një sezon

Sport

Gazeta Express

18/07/2022 19:15

Andrew Gordon do të jetë pjesë e KB Trepçës për së paku edhe një tjetër sezon.

Klubi mitrovicas ka njoftuar këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me lojtarin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gordon ishte njëri nga basketbollistët më të dalluar te mitrovicasit në sezonin e fundit.

Qendra amerikane me Trepçën e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, teksa arritën edhe deri në finale të “Play-Off”-it në Superligë.

Trepça synon të fitojë trofe edhe në sezonin e ardhshëm. Përveç tani me Gordonin, me “Xehetarët” më herët kanë rinovuar edhe Drilon Hajrizi, Amin Hot, Samir Zekiqi e Valdrin Haxhiu.

Përforcimet tjera të Trepçës janë: Erjon Kastrati, Mikaile Tmusic, Jahsim Floyd dhe Clevon Brown. /Gazeta Express/