Zyrtare: Gjilani e rikthen Shqiprim Taipin - Gazeta Express
string(41) "zyrtare-gjilani-e-rikthen-shqiprim-taipin"

Zyrtare: Gjilani e rikthen Shqiprim Taipin

Futboll

Gazeta Express

17/01/2025 22:19

Shqiprim Taipi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Atalia të Turqisë pas kompletimit të dokumentacionit për transferimin e tij.

Mesfushori 27 vjeçar është vënë në urdhërat e stafit teknik, derisa ka realizuar me shumë sukses gjitha seancat stërvitore.

Lexo Edhe:

Për Taipin kjo është aventura e dytë te Gjilani pas asaj të edicionit të kaluar, derisa me shumë sukses mbrojti ngjyrat “kuqebardh”.

“Ndjehem shumë i lumtur për rikthimin te Gjilani. Këtu ndjehem sikurse në shtëpinë time. E njoh klubin, i njoh bashkëlojtarët dhe për mua ambientimi është më i lehtë. Jam i gatshëm për objektiva të mëdha dhe çdo gjë të cilën ma kërkon trajneri”, deklaroi Taipi për faqen zyrtare të klubit.

Taipi do jetë në dispozicion për ekipin që nga ndeshja e parë kontrolluese në tokën turke, të cilën gjilanasit e zhvillojnë ndaj ekipit kazak Kaysar.