Zyrtare: Giacomo Vrioni largohet nga Juventusi dhe transferohet në MLS - Gazeta Express
string(69) "zyrtare-giacomo-vrioni-largohet-nga-juventusi-dhe-transferohet-ne-mls"

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 17:17

Zyrtare: Giacomo Vrioni largohet nga Juventusi dhe transferohet në MLS

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 17:17

Tashmë është zyrtare, Giacomo Vrioni është transferuar te New England Revolution.

Klubi amerikan ka njoftuar këtë të martë për transferimin e shqiptarit nga Juventusi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vrioni me New England Revolution ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

23-vjeçari te klubi nga MLS është transferuar nga Juventusi. Ai ishte pjesë e të rinjve të klubit italian.

Vrioni në sezonin e fundit ishte i huazuar te Tiroli në Austri, ku e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në kampionat – me 19 gola.

Giacomo Vrioni numëron edhe gjashtë paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë. /Gazeta Express/