Zyrtare: Gennaro Gattuso është trajneri i ri i Italisë - Gazeta Express
string(53) "zyrtare-gennaro-gattuso-eshte-trajneri-i-ri-i-italise"

Sport

Gazeta Express

15/06/2025 16:02

Zyrtare: Gennaro Gattuso është trajneri i ri i Italisë

Sport

Gazeta Express

15/06/2025 16:02

Gennaro Gattuso është zyrtarisht emëruar si trajneri i ri i kombëtares së Italisë. “Ai është një simbol i futbollit italian,” tha Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.

Një konferencë për shtyp do të mbahet në Romë të enjten, më 19 qershor.

“Gattuso është një simbol i futbollit italian,” u shpreh kreu i Federatës, Gravina.
“Fanella e Azzurrëve është si një lëkurë e dytë për të. Motivimi, profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për të përballuar sfidat e ardhshme të Kombëtares.
I vetëdijshëm për rëndësinë e objektivit që duam të arrijmë, e falënderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin e plotë me të cilin e pranoi këtë sfidë, duke ndarë projektin e FIGC-së për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit tonë, me Azzurrët në qendër të strategjisë.”

Si futbollist, Gattuso ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës 2006 dhe ka zhvilluar 73 ndeshje me ekipin kombëtar.
Ai gjithashtu ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Europian për 21-vjeçarë në vitin 2000.

Ish-trajneri i Milanit, Napolit, Valencias, Olympique Marseille dhe Hajduk Split ishte i lirë pas ndërprerjes me marrëveshje të kontratës me klubin kroat, vetëm një sezon pas emërimit.

Italia shkarkoi trajnerin Luciano Spalletti pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë, që hapi fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026, por e mbajti për të drejtuar fitoren 2-0 ndaj Moldavisë të hënën.

Fillimisht iu bë një ofertë Claudio Ranierit, por ai dëshiroi të përmbushte premtimin e dhënë për të qenë këshilltar special i Romës dhe për t’u tërhequr nga menaxhimi.

Ndeshja e radhës për Italinë është kundër Estonisë më 5 shtator, dhe më pas ndaj Izraelit më 8 shtator.