Zyrtare: Gattuso emërohet trajner i Napolit - Gazeta Express
string(42) "zyrtare-gattuso-emerohet-trajner-i-napolit"

Zyrtare: Gattuso emërohet trajner i Napolit

Gazeta Express

11/12/2019 18:10

Gennaro Gattuso është e emëruar trajner i ri i Napolit të mërkurën, njofton klubi italian.

Napoli njoftoi se e ka emëruar ish-trajnerin e Milanit në postin e trajnerit, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Carlo Ancelottin, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ancelotti u shkarkua të martën vonë në mbrëmje, pak orë pasi e udhëhoqi Napolin drejt fitores 4:0 ndaj Genkut dhe kalimit në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions si rrjedhojë.

Shkarkimi i tij, megjithatë, erdhi si pasojë e dy muajve tejet të tensionuar në San Paolo

Gattuso do ta mbajë stërvitjen e parë stërvitore me klubin e ri pasditen e sotme, ndërsa do të debutojë të shtunën kundër Parmas.

41-vjeçari kthehet në stolin e trajnerit për herë të parë pas tetë muajve, kur u largua nga Milani me marrëveshje të ndërsjellë.

Gattuso do të ketë punë për ta kthyer Napolin në top katërshe në Serie A.

Napoli po kalon nëpër një formë tejet të dobët në ligë këtë sezon, pasi ngel në vendin e 7-të me vetëm 21 pikë pas 15 ndeshjeve. /Gazeta Express/