Zyrtare: Fulhami rikthehet në Premierligë pas vetëm një vitit në kategorinë e dytë - Gazeta Express
string(81) "zyrtare-fulhami-rikthehet-ne-premierlige-pas-vetem-nje-vitit-ne-kategorine-e-dyte"

Gazeta Express

04/08/2020 23:50

Zyrtare: Fulhami rikthehet në Premierligë pas vetëm një vitit në kategorinë e dytë

Gazeta Express

04/08/2020 23:50

Fulhami është rikthyer në Premierligë, pas vetëm një sezoni në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pasi e mundi Brentfordin 2:1 në finalen e play-off të martën.

Klubi londinez rikthehet në elitën e futbollit anglez falë heroit Joe Bryan, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të gjitha tre golat u shënuan në kohën shtesë prej 30 minutave, për shkak se ndeshja u mbyll pa fitues 0:0 në kohë të rregullt prej 90 minutave.

Bryan e kaloi Fulhamin në epërsi me një gol të jashtëzakonshëm në Wembley, duke shënuar nga gati 40 metra prej gjuajtjes së lirë.

Ai u bë sikur po e harkon topin në zonë, por goditi fuqishëm direkt në portë duke e mashtruar portierin David Raya.

Mbrojtësi i majtë e dyfishoi epërsinë në minutat e fundit të kohës shtesë për t’ia siguruar rikthimin në Premierligës Fulhamit pas vetëm një sezoni jashtë saj.

Brentford, ndërkohë, i cili po përpiqej t’i jepte fund pritjes 73-vjeçare për rikthehej në elitë, dështoi sërish në play-off.

Henrik Dalsgaard e shënoi një gol ngushëllues në sekondat e fundit të takimit, atëherë kur nuk kishte më kohë për rikthim. /Gazeta Express/