Zyrtare: Florian Marku do të boksojë këtë verë në "Air Albania" - Gazeta Express
string(60) "zyrtare-florian-marku-do-te-boksoje-kete-vere-ne-air-albania"

Boks

Gazeta Express

29/06/2022 23:12

Zyrtare: Florian Marku do të boksojë këtë verë në “Air Albania”

Boks

Gazeta Express

29/06/2022 23:12

Tashmë është edhe zyrtare. Florian Marku meçin e radhës do ta zhvillojë në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, boksieri shqiptar e konfirmoi se meçi i radhës që do të jetë këtë verë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Lexo Edhe:

Ai tha se ishte ëndërr që nga fëmijëria që të boksonte në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Dua t’iu lajmëroj se ndeshja në stadiumin “Air Albania” për këtë verë eshte vendosur. Të shtunën ju tregoj datën e çdo detaj tjetër. Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë para jush. Mezi pres”, ishin fjalët e tij.