string(55) "zyrtare-finalja-e-kupes-luhet-ne-fadil-vokrri-me-21-maj"

Sport

Gazeta Express

05/05/2025 20:08

Zyrtare: Finalja e Kupës luhet në “Fadil Vokrri” me 21 maj

Sport

Gazeta Express

05/05/2025 20:08

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se finalja e Kupës së Kosovës do të luhet më 21 maj, me fillim nga ora 20:00.

Finalja e Kupës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina, njofton FFK-ja, përcjell “Gazeta Express”.

Në finale do të takohen Prishtina dhe Llapi, pasi në gjysmëfinale kishin eliminuar Dritën e Drenicën, respektivisht.

“Nga shorti i hedhur sot në selinë e FFK-së, është përcaktuar që Prishtina të jetë në cilësi të vendasit dhe Llapi të mysafirit. Në bazë të këtij përcaktimi, tifozët e Llapit “Legjendat” do të vendosen në tribunën veriore të stadiumit, ndërsa tifozët prishtinas “Plisat” në tribunën jugore”, njofton FFK-ja.

Është bërë e ditur se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje përmes platformës online, për çka FFK-ja thotë se opinioni do të njoftohet me kohë.

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës është Ballkani, i cili sezonin e kaluar e kishte mposhtur Prishtinën pas penalltive./GazetaExpress/