ZYRTARE: Finalet e Champions League dhe Europa League shtyhen për shkak të koronavirusit - Gazeta Express
string(87) "zyrtare-finalet-e-champions-league-dhe-europa-league-shtyhen-per-shkak-te-koronavirusit"

Gazeta Express

23/03/2020 19:54

ZYRTARE: Finalet e Champions League dhe Europa League shtyhen për shkak të koronavirusit

Gazeta Express

23/03/2020 19:54

Tashmë është zyrtare, finalet e Champions League dhe Europa League janë shtyrë për një datë të pacaktuar

UEFA edhe zyrtarisht ka njoftuar se finalet e Champions League dhe Europa League, që ishin planifikuar për muajin maj, janë shtyrë për shkak të koronavirusit.

Edhe finalja e Champions League në konkurrencën e femrave është shtyrë.

UEFA nuk ka treguar një datë për zhvillimin e tyre, pasi fillimisht duhet parë kur mund të fillojnë ligat e bashkë me to, edhe faza eliminuese në Champions dhe Europa League.

Sido që të jetë, fundi i qershorit, siç ishte planifikuar të përfundojë gjithçka, mund të mos ndodhë, pasi situata nuk është duke u normalizuar nga kjo pandemi që ka pushtuar botën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement