Zyrtare: Eze i bashkohet Arsenalit - Gazeta Express
string(33) "zyrtare-eze-i-bashkohet-arsenalit"

Futboll

Gazeta Express

23/08/2025 18:09

Zyrtare: Eze i bashkohet Arsenalit

Futboll

Gazeta Express

23/08/2025 18:09

Arsenali ka realizuar një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere në Premierligë. Klubi londinez ka zyrtarizuar transferimin e Eberechi Eze nga Crystal Palace për shumën prej 60 milionë funtesh plus bonuse.

Eze, i cili ka shkëlqyer në sezonet e fundit me “The Eagles”, shihet si një nga talentet më premtues të futbollit anglez.

Me teknikën e tij të rafinuar, kreativitetin dhe aftësinë për të bërë diferencën në mesfushë e në sulm, ai pritet të sjellë një dimension të ri në lojën e skuadrës së Mikel Artetës.

Sipas raportimeve, lojtari nuk kishte dyshime për të ardhmen e tij, pasi Arsenali ka qenë ëndrra e tij e kahmotshme. Vetë Eze ka insistuar që të realizohet ky transferim, duke refuzuar interesimin e klubeve të tjera.