Zyrtare: Ersil Ymeri nënshkruan me Llapin - Gazeta Express
string(40) "zyrtare-ersil-ymeri-nenshkruan-me-llapin"

Gazeta Express

17/01/2020 23:05

Zyrtare: Ersil Ymeri nënshkruan me Llapin

Gazeta Express

17/01/2020 23:05

Një tjetër futbollist i Superiores “emigron” në futbollin e Kosovës.

Ersil Ymeri nënshkruan kontratë 6-mujore me skuadrën e Llapin me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.

Mesfushori i qendrës u bë zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Podujeva gjatë ditës së sotme. 25-vjeçari nga Shkodra iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në Durrës për fazën përgatitore.

Ymeri fillimisht është aktivizuar te Veleçiku dhe Kamza në Kategorinë e Parë në Shqipëri, më pas me kamzalinjtë në Superiore, për t’iu bashkuar më vonë Kastriotit dhe së fundmi Laçit.

Gjatë karrierës së tij në Superiore ka mundur të realizojë 6 gola, 2 me Kamzën e 4 me Kastriotin.