Tashmë është zyrtare. Elon Berisha do të jetë trajneri i ri i Malishevës.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, shkruan Gazeta Express.
Berisha do ta zëvendësojë Qatip Osmanin, i cili u largua para disa ditësh, pas rezultateve negative.
Elon Berisha arriti që edicionin e kaluar ta inkuadrojë Prishtinën e Re në Superligë, ndërsa u largua nga kjo skuadër në xhirot e para në kampionat, për shkak të rezultateve negative.
Aktualisht, Malisheva gjendet në vendin e gjashtë në Superligë me 16 pikë pas 12 ndeshjeve.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...