string(133) "zyrtare-ekzaminere-e-pronare-te-auto-shkollave-6-te-arrestuar-per-dallavere-me-patente-shofer-tre-te-tjere-nuk-ishin-gjetur-ne-shtepi"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 13:15

Zyrtarë, ekzaminerë, e pronarë të auto-shkollave: 6 të arrestuar për dallavere me patentë shofer, tre të tjerë nuk ishin gjetur në shtëpi

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 13:15

Aksioni që nisi në orët e hershme të mëngjesit në Pejë ka përfunduar.

Për aksionin detaje për Insajderin dha prokurorja e rastit, Valbona Disha – Haxhosaj, ajo shtoi se kanë arrestuar 6 persona, jo të gjithë janë zyrtarë.

Lexo Edhe:

Njëri prej të arrestuarve tha se u lirua, ndërkohë 3 tjerë nuk ishin gjetur në shtëpi.

“Janë të arrestuar 6 persona, një është liru për shkak të gjendjes shëndetësore – tre persona nuk janë gjetur në shtëpi, janë nëpër pushime”, tha ajo për Insajderin.

“Jo të gjithë janë zyrtarë, janë ekzaminerë, ish-koordinatori i patentë shoferëve, janë edhe disa pronarë të auto-shkollave”.

Aksioni ka përfunduar kemi punuar bashkë me drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, shtoi prokurorja e rastit.