Këngëtarja Egli Tako ka bërë të ditur se nga sot, karriera e saj muzikore do të jetë nën menaxhimin e labelit të njohur SBS Entertainment.
Lajmin e ka ndarë vetë të ditur ajo në Instagram.
“Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik, dhe mezi pres t’ju sjell projekte të reja, muzikë dhe emocione të forta, gjithmonë me përkushtim dhe dashuri për ju që më keni mbështetur deri tani, që nuk mund t’ua kthej kurrë mjaftushëm”, shkruan Egli, duke premtuar projekte të reja dhe muzikë me emocione të forta.
Ajo po ashtu ka treguar se karriera e saj do të menaxhohet nga labeli SBS Entertainment.
Ajo u është falënderuar të gjithë atyre që e kanë mbështetur deri tani dhe ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë.
Kujtojmë se tash e tutje Egli do të menaxhohet nga Qelik Lipa dhe Jetmir Agaj të cilët janë edhe menaxher të disa artistëve të njohur si: Luiz Ejlli, Dardan, etj. /GazetaExpress/
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...