Zyrtare: Edhe Amir Rrahmani do t’i mungojë Kosovës kundër Irlandës së Veriut - Gazeta Express
string(74) "zyrtare-edhe-amir-rrahmani-do-ti-mungoje-kosoves-kunder-irlandes-se-veriut"

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 21:09

Zyrtare: Edhe Amir Rrahmani do t’i mungojë Kosovës kundër Irlandës së Veriut

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 21:09

Kapiteni, Amir Rrahmani, nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës së Veriut.

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar mungesën e mbrojtësit të Napolit për këtë ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Brengosese për përzgjedhësin Giresse është konfirmimi i mungesës së kapitenit Amir Rrahmani për këtë duel. Në fakt, përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të paraqitet në këtë ndeshje, pas testimeve në stërvitjen e sotme, u konstatua se paraqitja e tij në duelin me Irlandën e Veriut do të paraqiste rrezik për ndonjë lëndim më të madh për futbollistin. Rrahmani do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe do të bëhet përpjekje që të riaftësohet për lojë për ndeshjen e dytë kundër Qipros. Rrahmani që nga dita e parë e grumbullimit me Kosovën ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, pasi në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Napoli e zhvilloi me Milanin pësoi lëndim”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Leart Paqarada, Mërgim Vojovda dhe Shkëlqim Vladi, janë futbollistët tjerë që i mungojnë Kosovës shkaku i lëndimeve.

Ndryshe, ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin 2 të Ligës C. /Gazeta Express/