Drita ka njoftuar për transferimin e radhës, ku bëhet fjalë për sulmuesin, Edin Hyseni, i cili ka luajtur së fundmi për SV Wacker Burghausen.
Lojtar mund të luajë tri pozitat e sulmit, ndërsa në sezonin e fundit në Regionalliga Bayern, ka zhvilluar 11 ndeshje, ku ka shënuar tre gola.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin e krahut Edin Hyseni i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtarë.
“Edini do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në fazën ofenzive. Hyseni të gjitha grupmoshat i ka kaluar në futbollin gjerman dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e SV Wacker Burghausen”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Drita deri tani ka rinovuar kontratat me Faton Malokun dhe Ensar Huruglicën, ndërsa ka afruar emra si Kastriot Rapuca, Ilir Mustafa, Veton Tusha dhe Blerton Sheji.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...