Zyrtare: Domgjoni transferohet në Superligën e Zvicrës - Gazeta Express
string(53) "zyrtare-domgjoni-transferohet-ne-superligen-e-zvicres"

Zyrtare: Domgjoni transferohet në Superligën e Zvicrës

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 18:35

I mjaftoi gjysmë sezoni në Ligën e Dytë të Turqisë, në radhët e Menemensporit, për hedhur një tjetër hap cilësor në karrierë.

David Domgjoni ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e Lucernës, në Superligën e Zvicrës, duke e mbyllur shumë shpejt përvojën turke.

Lexo Edhe:

Ish-futbollisti i Tiranës, Kastriotit dhe Laçit në Kategorinë Superiore, u prezantua si blerja e nga ekipi helvet, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e gjashtë.

Kujtojmë që Domgjoni, 24-vjeç, i lindur në Prizren, ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa majin e kaluar mori ftesë nga Kosova për ndeshjet miqësore me Guinenë dhe Gambian.