Zyrtare: Can Sevim, trajneri i ri i Pejës - Gazeta Express
string(39) "zyrtare-can-sevim-trajneri-i-ri-i-pejes"

Sport

Gazeta Express

19/07/2022 18:18

Zyrtare: Can Sevim, trajneri i ri i Pejës

Sport

Gazeta Express

19/07/2022 18:18

Can Sevim do të jetë trajner i Pejës për sezonin e ardhshëm.

Këtë të martë, klubi pejan ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin turk, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sevim konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë nga gjenerata e re në Turqi. Ai në sezonin 2020/21 është zgjedhur “Trajneri i Vitit”.

39-vjeçari nga Ankaraja ka drejtuar skuadrat si: Ted Ankara Colleges, Afyon Belediyespor dhe Petkim SK, të gjitha këto në Superligën e Turqisë.

“Verdhezinjtë” gjithashtu njoftuar se Can Sevim ka filluar punën për krijimin e skuadrës për sezonin e ri. Pejanët stërvitjet do t’i nisin në fillim të muajit të ardhshëm.

Njoftimi i plotë nga KB Peja:

“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrveshje me trajnerin e njohur turk Can Sevim. Ai konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë turk të gjeneratës së re dhe ka drejtuar skuadra turke si: Ted Ankara Colleges, Afyon Belediyespor dhe Petkim SK, te cilat i ka udhehequr në Superligen Turke. Në sezonen 2020/21 është zgjedhur Trajneri i Vitit ë Turqi nga trajnerët e 16 ekipeve turke.

Sevim ka filluar punen në krijimin e ekipes së Pejes, të cilët do i bëjmë publike në ditet në vijim dhe do filloj stervitjet në ditët e para të Gushtit.

Mirë se vjen Can Sevim!”. /Gazeta Express/