Zyrtare: Caktohen data dhe vendi i meçit mes Joshuas dhe Osyk për titujt e botës në kategorinë e rëndë - Gazeta Express
string(101) "zyrtare-caktohen-data-dhe-vendi-i-mecit-mes-joshuas-dhe-osyk-per-titujt-e-botes-ne-kategorine-e-rende"

Zyrtare: Caktohen data dhe vendi i meçit mes Joshuas dhe Osyk për titujt e botës në kategorinë e rëndë

Sporte tjera

Gazeta Express

21/07/2021 8:40

Anthony Joshua do t’i mbrojë titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë kundër Oleksandr Uysk më 25 shtator në Stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.

Joshua, 31-vjeçar, do t’i rrezikojë titujt e botës në IBF, WBA dhe WBO kundër ukrainasit, i cili është sfidues mandator, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Usyk, 34-vjeçar, kurrë nuk ka luftuar për një titull të botës në kategorinë e rëndë, por i ka mbajtur këta tituj në një kategori më të lehtë, super të mesme.

Joshua u urdhëruar ta mbrojë titullin e botës në WBO, pasi dështimit të meçit me bashkatdhetarin e vet britanik Tyson Fury.

“Ne jemi dy fitues të medaljeve të arta olimpike që kemi arritur në krye me punë dhe nuk i kemi shmangur sfidat asnjëherë”, tha Joshua para meçit.

“Vendtakimi është i jashtëzakonshëm, atmosfera do të jetë elektrike. Ndihem i nderuar që jam i pari që do të luftojë në një vend aq frymëzues”, shtoi ai.

/Gazeta Express/