Burnley ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili bashkohet me klubin anglez nga Chelsea për një shumë të pazbuluar transferimi.
23-vjeçari vjen me një përvojë të konsiderueshme në Premier League, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur si i huazuar te Southampton, Fulham dhe Everton, duke fituar eksperiencë të vlefshme në elitën e futbollit anglez.
Me këtë transferim, Burnley shpreson të forcojë repartin ofensiv dhe të rrisë konkurrencën në skuadër, ndërsa Broja do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një sezon të rëndësishëm për “Clarets”.