string(39) "zyrtare-besar-musolli-vazhdon-me-llapin"

Futboll

Gazeta Express

11/06/2025 16:42

Zyrtare: Besar Musolli vazhdon me Llapin

Futboll

Gazeta Express

11/06/2025 16:42

Besar Musolli do të vazhdojë me KF Llapin.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi llapjan përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Mesfushori ishte pjesë kyçe e Llapit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje.

Postimi i plotë i Llapit, pa ndërhyrje:

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Besar Musolli edhe për sezonin 2025/26.

Musolli, një prej shtyllave të mesfushës sonë, ka qenë pjesë kyçe e ekipit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje dhe duke dhënë kontribut të madh në fazën defanzive.

Vazhdimi i tij vjen si rezultat i përkushtimit të dyanshëm – si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi – për të ndërtuar suksese të reja së bashku.

Me përvojën dhe profesionalizmin e tij, Musolli është shembull i vërtetë për futbollistët e rinj se si ndërtohet karriera profesionale me përkushtim dhe profesionalizëm.