Zyrtare: Bekim Isufi largohet nga Malisheva - Gazeta Express
string(43) "zyrtare-bekim-isufi-7largohet-nga-malisheva"

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 20:41

Zyrtare: Bekim Isufi largohet nga Malisheva

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 20:41

FC Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bekim Isufi, si dhe me pjesëtarët e tjerë të stafit teknik: trajnerin kondicional Arsim Tershani, trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli dhe video analistin Shkumbin Gërguri.

Në një komunikatë zyrtare, klubi bën të ditur se ndarja është bërë me marrëveshje të dyanshme dhe shpreh mirënjohje të thellë për kontributin e të gjithë stafit në sukseset e arritura gjatë sezonit të kaluar. Bekim Isufi udhëhoqi ekipin drejt një tjetër kualifikimi historik në garat evropiane, duke siguruar pjesëmarrjen në UEFA Conference League për herë të dytë radhazi.

Klubi ka falënderuar gjithashtu trajnerin kondicional Arsim Tershani për punën profesionale dhe kontributin në aspektin fizik të skuadrës, si dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli për angazhimin me portierët. Falënderime janë drejtuar edhe për Shkumbin Gërgurin për analizat dhe mbështetjen teknike gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit.

FC Malisheva ka theksuar se dyert e klubit do të jenë gjithmonë të hapura për bashkëpunime të ardhshme me katërshen e larguar, duke u uruar atyre sukses në rrugëtimin profesional.

Në ditët në vijim, klubi pritet të emërojë kryetrajnerin e ri dhe të kompletojë shtabin teknik për sezonin e ri./GazetaExpress/