Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të Liverpool-it dhe Kolumbisë, Luis Diaz, me një kontratë katërvjeçare për një shumë deri në 75 milionë euro (65 milionë paund).
Ky transferim ishte një “sekret” i hapur prej kohësh, por tashmë gjithçka është zyrtarizuar pas negociatave të shpejta dhe kontrolleve mjekësore në Bavari.
Diaz do të bashkohet me ish-yllin e Premier League, Harry Kane, në Bundesliga dhe mund të zëvendësojë Leroy Sane në krahun e majtë.
Kolumbiani bëhet blerja kryesore e Bayernit këtë verë, pas transferimeve të Jonathan Tah dhe Tom Bischof.
Gjatë katër viteve të tij me Liverpool-in, Diaz fitoi një titull të Premier League, një FA Cup, dy EFL Cup dhe një Community Shield.
“Të Kuqtë” tani pritet të kthejnë vëmendjen drejt Alexander Isak të Newcastle-it.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...