ZYRTARE: Bayerni kompleton transferimin e Sane nga Man City - Gazeta Express
string(58) "zyrtare-bayerni-kompleton-transferimin-e-sane-nga-man-city"

ZYRTARE: Bayerni kompleton transferimin e Sane nga Man City

Gazeta Express

02/07/2020 21:23

Leroy Sane edhe zyrtarisht është lojtar i Bayern Munich.

Futbollisti tashmë ka braktisur Manchester Cityn për t’iu bashkuar gjigantit gjerman dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Lexo Edhe:

Sane madje ka pozuar me fanellën e Bayern Munich, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Raportohet se Bayerni dhe City kanë arritur marrëveshje për Sanen për një shumë fillestare prej 49 milionë eurove, e cila mund të rritet në 60 milionë euro me bonuse bazuar në paraqitjet e anësorit gjerman.

Besohet se ai do të ketë pagë të majme vjetore, plot 22 milionë euro në Bayern, më shumë seç ishte i gatshëm t’i ofronte City.

Gjatë qëndrimit në Etihad ai ka bërë 192 paraqitje për Cityn, a shënuar 52 gola. /Gazeta Express/