Zyrtare: Ballkani prezanton Jashanicën - Gazeta Express
string(37) "zyrtare-ballkani-prezanton-jashanicen"

Zyrtare: Ballkani prezanton Jashanicën

Gazeta Express

06/08/2020 20:22

Klubi i futbollit Ballkani ka prezantuar qendërmbrojtësin Bajram Jashanica, që së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Skëndërbeut të Korçës.

“Kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skënderbeu (Korçë), ku ka bërë karrierën më të gjatë të tij si superlojtar, po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017. Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet”, thuhet në një njoftim të Ballkanit.

Lexo Edhe:

Në sezonin e fundit, 29-vjeçari pati 11 paraqitje për Skënderbeun.

Jashanica ishte dënuar më 2018 me dy vjet moslojë për shkak të dopingut.