Zyrtare: Axel Gnapi lë Prishtinën, i bashkohet Llapit - Gazeta Express
string(51) "zyrtare-axel-gnapi-le-prishtinen-i-bashkohet-llapit"

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 11:58

Zyrtare: Axel Gnapi lë Prishtinën, i bashkohet Llapit

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 11:58

Klubi Futbollistik Llapi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, duke nënshkruar me sulmuesin qendror Axel Gnapi, i cili vjen nga FC Prishtina.

23-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare që do ta mbajë në Podujevë deri në qershor të vitit 2027.

Ky është kapitulli i dytë për Gnapi në futbollin kosovar, pas periudhës gjashtëmujore me FC Prishtinën.

Përpara se të transferohej në Kosovë, ai ka qenë pjesë e disa klubeve franceze si Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort.

Me tiparet e tij fizike dhe teknike, Gnapi pritet të forcojë ndjeshëm repartin sulmues të skuadrës bardhekaltër dhe të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave për sezonin e ri.

Transferimi i tij është finalizuar falë bashkëpunimit me kompaninë ndërmjetësuese AAG Sportstotal, e cila ka pasur një rol kyç në mbylljen e marrëveshjes.

KF Llapi vazhdon kështu të ndërtojë një skuadër konkurruese për sfidat që e presin, ndërsa i uron mirëseardhje dhe shumë suksese Axel Gnapit në aventurën e tij të re në Podujevë./GazetaExpress/