Zyrtare: ATP anulon për gjashtë javë gjithë turnetë - Gazeta Express
string(50) "zyrtare-atp-anulon-per-gjashte-jave-gjithe-turnete"

Zyrtare: ATP anulon për gjashtë javë gjithë turnetë

Gazeta Express

12/03/2020 18:02

ATP ka njoftuar një pezullim gjashtëjavor të turneve profesionalë të tenisit për meshkuj për shkak të masave që janë marrë për sigurinë, që vijnë si rezultat i shpërthimit global të emergjencës së Coronavirusit. Pezullimi do të thotë që nuk do të zhvillohen eventet ATP Tour dhe ATP Challenger Tour të fiksuar në kalendar deri më 20 prill.

Pas anulimit të turneut Indian Wells,  ATP Tour ka në program Miami Open, turneun e Houstonit, Grand Prix Hassan II në Marrakech, Mastersin Rolex Monte-Carlo, Open Banc Sabadell në Barcelonë dhe Budapest Open.

Lexo Edhe:

Në komunikatën zyrtare të ATP shkruhet:

“Pezullimi prej gjashtë javësh vjen në vazhdën e deklaratës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila shpalli COVID-19 një pandemi globale, dhe kufizimit të udhëtimit 30-ditor të shpallur nga Shtetet e Bashkuara për shtetas të huaj nga 26 vende evropiane. Pezullimi vjen gjithashtu edhe si pasojë e urdhrave të shumtë të pushtetit vendor për kufizime, ndalime ose anulime të tubimeve publike apo ngjarjeve. ATP ka monitoruar nga afër situatën që ndryshon me shpejtësi në lidhje me COVID-19, duke u konsultuar me ekspertë mjekësorë dhe konsulentët e udhëtimit. ATP do të jetë do të kontrollojnë fizibilitetin e ngjarjeve pasuese në kalendar.”