Zyrtare: Arian Tahiri nënshkruan marrëveshje me AAK'në në Mitrovicë - Gazeta Express
string(65) "zyrtare-arian-tahiri-nenshkruan-marreveshje-me-aakne-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 13:54

Zyrtare: Arian Tahiri nënshkruan marrëveshje me AAK’në në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 13:54

Kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, e ka konfirmuar koalicionin me AAK’në për balotazhin e së dielës.

Tahiri ka thënë se AAK i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit për Mitrovicën.

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”