Zyrtare: Ardon Jashari nënshkruan me Club Brugge - Gazeta Express
string(47) "zyrtare-ardon-jashari-nenshkruan-me-club-brugge"

Zyrtare: Ardon Jashari nënshkruan me Club Brugge

Futboll

Gazeta Express

03/04/2024 17:57

Ardon Jashari ka nënshkruar kontratë me Club Brugge deri në vitin 2028.

Jashari (21) është ‘transferta’ e parë verore e klubit belg.

Lexo Edhe:

21-vjeçari zviceran vjen nga FC Luzern ku është kapiten.

Mesfushori këtë sezon ka shënuar tashmë 6 gola dhe 4 asistime.

Ndërkombëtari i të rinjve debutoi për skuadrën kryesore të kombëtares zvicerane vitin e kaluar.

FC Luzern aktualisht është i 7-ti në Ligën e Lartë të Zvicrës, Superligën.