Zyrtare: Ardian Nuhiu zgjat kontratën me Dritën - Gazeta Express
string(46) "zyrtare-ardian-nuhiu-zgjat-kontraten-me-driten"

Zyrtare: Ardian Nuhiu zgjat kontratën me Dritën

Sport

Gazeta Express

13/05/2022 22:28

Drita FC dhe Ardian Nuhiu kanë arritur marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit.

Klubi gjilanas ka njoftuar se Nuhiut i kanë besuar drejtimin e skuadrës edhe për tri vite të tjera, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi i Dritës e ka vlerësuar si tejet të suksesshme punën e trajnerit shkupjan, i cili erdhi te “Intelektualët” në shtator të vitit 2018.

Drita nën drejtimin e 43-vjeçarit e fitoi titullin e kampionit të Kosovës në sezonin 2019/20.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

“Vazhdohet bashkëpunimi me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu

Sot, në ambientet e klubit DRITA është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.

Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC DRITA beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.

FC DRITA i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët”. /Gazeta Express/