Zyrtare: Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt - Gazeta Express
string(47) "zyrtare-arbnor-morina-merr-drejtimin-e-ferizajt"

Zyrtare: Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt

Futboll

Gazeta Express

17/09/2021 20:40

Arbnor Morina do të jetë trajneri i ri i FC Ferizajt, klubit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Trajneri i mirënjohur kosovar ishte pjesë e Arbërisë edicionin e kaluar, duke mos arritur të mbijetonte në Superligë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Morina do ta marr drejtimin e ekipit ferizajas prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore.

Ndërkaq, ekipin në ndeshjen ndaj Vushtrrisë në fundjavë pritet ta drejtojë Sherif Topalli.