Zyrtare: Anulohet edhe miqësorja e luksit Angli-Itali - Gazeta Express
string(52) "zyrtare-anulohet-edhe-miqesorja-e-luksit-angli-itali"

Gazeta Express

13/03/2020 18:08

Zyrtare: Anulohet edhe miqësorja e luksit Angli-Itali

Gazeta Express

13/03/2020 18:08

Koronavirusi prek edhe ndeshjet e skuadrave kombëtare.

Pas sfidave kualifikuese për Botërorin e vitit 2022 në Amerikën e Jugut, dhe disa miqësoreve të luksit, është shtyrë edhe sfida në program më 27 mars mes Anglisë dhe Italisë që do të luhej në Wembley, kjo pasi federate angleze ka pezulluar të gjitha takimet e futbollit në ishull deri në datën 4 prill.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas 3 javësh por e sigurt është që dueli miqësor i luksit mes Anglisë dhe Italisë nuk do të luhet.

Për shkak të virusit vdekjeprurës COVID-19, tashmë janë suspenduar Premierliga, Serie A, La Liga, Bundesliga, Formula 1, NBA dhe shumë aktivitete tjera sportive dhe evenimente të ndryshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement