Zyrtare: Anglia e emëron zëvendësuesin e Alexander-Arnold për Euro 2020 - Gazeta Express

Zyrtare: Anglia e emëron zëvendësuesin e Alexander-Arnold për Euro 2020

Futboll

Gazeta Express

07/06/2021 9:31

Mbrojtësi i Brightonit, Ben White, është thirrur për ta zëvendësuar Trent Alexander-Arnoldin në ekipin kombëtar të Anglisë për Kampionatin Evropian 2020.

23-vjeçari debutoi për Anglinë në fitoren 1:0 kundër Austrisë në një ndeshje miqësore javën e kaluar, në të cilën mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit Alexander-Arnold e lëndoi kofshën, transmeton Gazeta Express.

White, i cili është qendërmbrojtës, luajti titulluar përkrah Tyrone Mings në fitoren e Anglisë 1:0 kundër Rumanisë të dielën.

White i bëri 36 paraqitje për Brightonin në Premierligë sezonin e kaluar dhe i mposhti Jesse Lingardin dhe James Ward-Prowsen për vendin e fundit në ekipin e Anglisë për Euro 2020.

Anglia do të përballet me Kroacinë në Wembley në ndeshjen hapëse të Grupit D të dielën.

Skuadra e Gareth Southgate është pjesë e Grupit D në Euro 2020, bashkë me Kroacinë, Republikën e Çekisë dhe Skocinë./Gazeta Express/