Zyrtare: Amir Rrahmani mungon ndaj Suedisë - Gazeta Express
string(41) "zyrtare-amir-rrahmani-mungon-ndaj-suedise"

Sport

Gazeta Express

07/09/2025 8:00

Zyrtare: Amir Rrahmani mungon ndaj Suedisë

Sport

Gazeta Express

07/09/2025 8:00

Rrahmani, do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme kundër Suedisë, që zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë në fushë, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Rrahmani nuk mund të paraqitet për shkak të lëndimit të marrë në sfidën e së premtes ndaj Zvicrës, të zhvilluar në Bazel, njofton FFK-ja.

Si pasojë, kapiteni i Kosovës është liruar nga grumbullimi dhe është kthyer në klubin e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor.

Qëllimi kryesor mbetet rikuperimi i plotë, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjet e tetorit, ku “Dardanët” do të përballen me Slloveninë dhe sërish me Suedinë.

Kosova i bën konak Suedisë më 8 shtator në “Fadil Vokrri”, për xhiron e dytë kualifikuese të Kupës së Botës 2026./GazetaExpress/