Zyrtare: Adis Beciragic e merr drejtimin e Bosnjë-Hercegovinës - Gazeta Express
string(61) "zyrtare-adis-beciragic-e-merr-drejtimin-e-bosnje-hercegovines"

Zyrtare: Adis Beciragic e merr drejtimin e Bosnjë-Hercegovinës

Sport

Gazeta Express

17/06/2022 11:09

Adis Beciragic është emëruar në pozitën e selektorit të Kombëtares së Bosnje-Hercegovinës.

Lajmi është bërë i ditur këtë të premte nga Federata e Basketbollit së këtij vendi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Beciragic te Kombëtarja boshnjake do e zëvendësojë ish-basketbollistin e Dukagjinit (Pejës) dhe Bashkimit, Vedran Bosnic.

“Së pari duhet të theksoj se më vjen shumë keq për ngjarjet e fundit lidhur me dorëheqjen e Vedran Bosnic. E mora në telefon pesë ditë më parë dhe i kërkova të rishikonte vendimin e tij, vërtetë besoja me gjithë zemër se do të qëndronte gjithsesi. Më vjen shumë keq sepse ai ishte ai që duhej të përfundonte punën që funksionoi kaq mirë. Në takimin me anëtarët e Bordit të Drejtorëve të KSBiH-së, jam pajtuar që ta marr funksionin e përzgjedhësit. Unë di gjithçka, do të jetë e vështirë, por çfarë zgjedhjeje kisha? A duhet të them jo dhe ta shtyj kombëtaren e vendit tim në probleme edhe më të mëdha?”, tha Beciragic.

“Ka pak kohë deri në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit dhe shumë punë. Do të doja t’i kërkoja publikut që të vazhdojë të mbështesë djemtë tanë të mëdhenj, të gjithë do të japim maksimumin në periudhën në vijim. Më duhet të theksoj se Gordan Firiç, ish-bashkëlojtari im dhe njeriu që ka veshur me aq dashuri fanellën e Kombëtares, do të jetë me mua në stafin profesional nga gushti, gjë që është një kënaqësi e madhe për mua. Le të vazhdojmë, qëndroni me ne”, shtoi ish-trajneri i Pejës.

Përveç Pejës, 51-vjeçari ka drejtuar edhe klubet turke Darussafaku, Gaziantep, Konyaspor, Kepez, Pektim dhe Muratbey Usak. Ai ishte krahu i djathtë i Bosho Tanjevicit në shtabin profesional të Kombëtares së Turqisë.

Adis Beciragic ka drejtuar edhe Kombëtaren e Irakut, ndërsa në dy sezonet e fundit është pjesë e Golden Eagle Yllit. Në këto dy sezone, ai e fitoi titullin e kampionit në Kosovë.

Ylli me Beciragicin u shpall kampion edhe në Ligën Unike vitin e kaluar. /Gazeta Express/