string(67) "zyra-per-kosove-e-metohi-qeveria-kurti-e-permireson-fshehte-gabimin"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2022 19:54

“Zyra për Kosovë e Metohi”, qeveria Kurti e përmirëson ‘fshehtë’ gabimin

Lajme

Gazeta Express

17/08/2022 19:54

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka përmirësuar pa një njoftim pjesën e një intervsite, ku Zyrës Serbe për Kosovën i referohej “Zyra për Kosovë dhe Metohi”.

Në një intervistë të përkthyer nga BBC në gjuhën serbe, figuronte emri i Petar Petkoviq si “Drejtor i Zyrës për Kosovë e Metohi”. Gazeta Express ka raportuar gjatë ditës për këtë shkarje të zyrës së qeverisë për komunikim.

Në këtë përkthim, në pjesën kur gazetari flet për pozitën që Petar Petkoviç ka në Qeverinë e Serbisë, ai i referohet Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”, emër ky që Serbia zyrtare e përdorë për Kosovën meqë nuk e njeh si shtet.

Çudia është se edhe zyra e kryeministrit i është referuar njëjtë Kosovës, si “Kosovë e Metohi”, duke mos bërë përkthim korrekt, ndaj qëndrimit për vetë shtetin që kryeministri udhëheqë.

Tani gabimi është rregulluar.