Zyra e Petkoviqit: Në Kishnicë është vendosur një tabelë me mbishkrimin UÇK, Kurti ka faj - Gazeta Express
string(87) "zyra-e-petkoviqit-ne-kishnice-eshte-vendosur-nje-tabele-me-mbishkrimin-uck-kurti-ka-faj"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2022 12:04

Zyra e Petkoviqit: Në Kishnicë është vendosur një tabelë me mbishkrimin UÇK, Kurti ka faj

Lajme

Gazeta Express

03/08/2022 12:04

E ashtuquajtura “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë që drejtohet nga Petar Petkoviq, ka pretenduar të mërkurën se në Kishincë afër Graçanicës “është fshirë emri i Kishnicës në gjuhën serbe dhe është vendosur një tabelë ku shkruan UÇK”.

Kjo për këtë zyre është parë si “kërcënim për serbët”, madje për këtë e akuzuan edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lexo Edhe:

“Serbët nga pjesa serbe e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejt në këtë shenjë, e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate”, ka thënë kjo zyre, duke etiketuar UÇK-në me terma shpifës si “kriminale” dhe “terroriste”.

Sipas kësaj zyre, bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj këtyre siç i quajtën ata “provokime”, kanë raportuar mediat serbe.

Kjo vjen veëm tri ditë pasi në Veriun e Kosovës ka pasur tensione.

Kjo pasi Beogradi po i nxitë serbët të mos e pranojnë reciprocitetin në targa dhe dokumente. /Express.