string(127) "zyra-e-kryetarit-aliu-jemi-ne-pune-vendimin-per-kandidaturen-do-ta-marrin-forumet-partiake-pas-shpalljes-se-dates-se-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 8:44

Zyra e kryetarit Aliu: Jemi në punë, vendimin për kandidaturën do ta marrin forumet partiake pas shpalljes së datës së zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 8:44

Ndërkohë që pritet që Presidentja Vjosa Osmani të caktojë brenda kësaj jave datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është dhënë një reagim i shkurtër lidhur me të ardhmen politike të tij dhe mundësinë e një rikandidimi.

“Ne jemi në punë, por këto forumet partiake do të përcaktojnë pas datës së zgjedhjeve,” thane shkurt për FrontOnline nga Zyra e Kryetarit Aliu.

Kjo deklaratë lë të hapur mundësinë që Agim Aliu, i cili aktualisht udhëheq komunën si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të jetë sërish kandidat për një mandat të ri, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë ambicie.

Sipas zyrës së tij, vendimi përfundimtar do t’i takojë forumeve të brendshme të partisë dhe do të merret pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga presidentja.

aaaaa