Zyra e Hotit njofton për shkarkimin e Qalajt, cakton ushtruesin ri të detyrës - Gazeta Express
string(77) "zyra-e-hotit-njoftonn-per-shkarkimin-e-qalajt-cakton-ushtruesin-ri-te-detyres"

Zyra e Hotit njofton për shkarkimin e Qalajt, cakton ushtruesin ri të detyrës

Gazeta Express

16/10/2020 16:22

Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajt.

Pas raportimit të Gazetës Express, ZKM e ka konfirmuar largimin e Qalajt.

Lexo Edhe:

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.

Në vend të Qalajt, Hoti e ka emëruar ushtrues detyre Samedin Mehmetin.

“Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në kumtesën e ZKM’së. /Express/